Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portali*Portali*  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 "URREJTJA DHE DASHURIA" KUSH ESHTE ME E FORT?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
doni




Numri i postimeve : 7
Age : 39
Location : prizren
Points : 0
Registration date : 04/06/2008

"URREJTJA DHE DASHURIA" KUSH ESHTE ME E FORT? Empty
MesazhTitulli: "URREJTJA DHE DASHURIA" KUSH ESHTE ME E FORT?   "URREJTJA DHE DASHURIA" KUSH ESHTE ME E FORT? EmptyMon Sep 08, 2008 4:02 am

sipas fjalės zotit dashurija ėshtė me e fuqishme.
1. Rėndėsia e dashurisė

Para sė gjithash, dua qė tė shikoni se ēfarė rėndėsie Bibla i jep dashurisė. Studioji personalisht kėto shkrime - 1 Korintasit 13:1-3; Kolosianėt 3:14; 1 Timoteu 1:5; 1 Pjetri 4:8; Gjoni 13:34-35; Mateu 25:41-46; Romakėt 13:8; Efesianėt 5:2; 1 Gjoni 4:7,8. Kėto vargje nuk kėrkojnė shpjegim prej meje. Ato tregojnė se sa e rėndėsishme ėshtė dashuria kristiane nė sytė e Perėndisė.

2. Ēfarė ėshtė dashuria?

Sė dyti, mė lejoni t'ju tregoj se si dashuria e pėrshkruar ne Bibėl, ėshtė apo nuk ėshtė nė tė vėrtetė. Do filloj me ēfarė nuk ėshtė.
Dashuria nuk ėshtė vetėm t'u japėsh tė varfėrve. Pali thotė se dikush "mund tė ndajė gjithė pasuritė e tij pėr tė ushqyer tė varfėrit" (1 Korintasit 13:3) e prapė tė jetė pa dashuri. Kujdesi pėr tė varfėrit ėshtė detyrė kristiane e pamohueshme, por ne mund ta kryejmė dhe prapė tė jemi nė mungesė tė plotė tė dashurisė kristiane.
Dashuri nuk do tė thotė tė mos ndėshkojmė asnjėherė sjelljen e ndokujt. Vargu Mos gjykoni nuk do tė thotė tė miratoni gjėrat e gabuara. Dashuria biblike nuk thotė qė duhet tė injorojmė mėkatin dhe tė flasim mirė pėr imoralitetin.
Dashuria biblike nuk do tė thotė tė pajtohemi gjithmonė me opinionet fetare tė tė gjithėve. Dashuria biblike nuk thotė qė tė gjithė do shkojnė nė parajsė dhe askush nė ferr, ose qė tė gjithė janė nė rrugė tė drejtė dhe askush nė rrugė tė gabuar. Dashuria e vėrtetė thotė, Mos besoni ēdo frymė, por i vini nė provė frymėrat pėr tė ditur nėse janė nga Perėndia, sepse shumė profetė tė rremė kanė dalė nė botė (1 Gjoni 4:1).
Le tė konsiderojmė tani se ē'ėshtė dashuria. Sė pari, ėshtė dashuri pėr Perėndinė. Kushdo qė e ka kėtė dashuri kėrkon tė dojė Perėndinė me tė gjithė zemrėn, shpirtin, mendjen dhe fuqinė e tij. Sė dyti, ėshtė dashuri pėr njeriun. Kushdo qė e ka kėtė dashuri kėrkon tė dojė tė afėrmin e tij porsi veten. Dashuria biblike do shfaqet nė veprat e njė kristiani, duke e bėrė tė gatshėm t'i bėjė tė mirėn ēdo njeriu, pa pritur asnjė shpėrblim. Do tregojė vetveten nė gatishmėrinė pėr tė duruar tė keqen. Do e bėjė atė tė durueshėm nė provokime, falės, tė qetė, dhe tė pėrulur. Shpesh do mohojė vetveten pėr hir tė paqes, dhe do jetė mė shumė i interesuar pėr tė siguruar paqen sesa pėr tė drejtat e tij.
Dashuria kristiane do tregohet nė qėndrimin e pėrgjithshėm tė njė kristiani. Ai do jetė i mirė, jo egoist, me karakter tė mirė dhe konsiderues, i sjellshėm dhe i butė, i kujdesur ndaj tė tjerėve, i shqetėsuar pėr ndjenjat e tė tjerėve, dhe mė shumė i gatshėm pėr tė dhėnė sesa pėr tė marrė. Dashuria e vėrtetė nuk lakmon kurrė, dhe nuk gėzohėt kurrė me vėshtirėsitė e tė tjerėve.
Shembulli mė i mirė i kėsaj dashurie gjendet ne jetėn e Zotit Jezus Krisht. Jezusin e urryen, e persekutuan dhe e kritikuan por Ai kėmbėnguli nė durim. Ai ishte gjithmonė i mirė dhe i durueshėm me tė gjithė. Megjithatė Ai ndėshkoi ligėsinė dhe qortoi ata qė mėkatuan. Ai demaskoi doktrinėn dhe zakonet e gabuara. Ai foli po aq lirshėm pėr ferrin sa pėr parajsėn. Ai tregoi se dashuria e pėrsosur nuk aprovon jetėn dhe opinionet e tė gjithėve, dhe se ėshtė e mundur ta ndėshkosh tė keqen dhe pėrsėri tė jesh plot me dashuri.
Pra, kėshtu ėshtė dashuria e vėrtetė kristiane. Po sa pak prej saj kemi sot nė botė, madje edhe midis kristianėve! Sa e lumtur do ishte e gjithė bota nėse do kishte mė shumė dashuri tė vėrtetė biblike!

3. Nga vjen kjo dashuri?

Sė treti, mė lejoni t'ju tregoj se nga vjen dashuria biblike. ėshtė e sigurt qė nuk vjen nga njeriu. Nga natyra qė tė gjithė ne jemi egoistė, lakmitarė, jo mirėdashės, dhe me karakter tė sėmurė. Kėtė e vėrejmė edhe tek fėmijėt, sepse nga natyra zemra njerėzore nuk njeh asgjė pėr dashurinė e vėrtetė. Dashuria e vėrtetė gjendet vetėm nė zemrėn qė ėshtė ndryshuar dhe pėrtėritur nga Fryma e Shenjtė. Por kur ne bėhemi pjesėtarė tė natyrės hyjnore (2 Pjetri 1:4), nga bashkimi me Krishtin, njė nga frytet e para tė kėsaj natyre tė re ėshtė dashuria kristiane.
Njė zemėr e tillė do bindet pėr mėkatshmėrinė e egoizmit dhe tė mungesės sė dashurisė, ndaj do luftojė kundėr kėtyre gjėrave. Gjithashtu do ndiejė njė borxh mirėnjohjeje ndaj Zotit Jezus Krisht i Cili vdiq pėr ne, dhe do dėshirojė t'i ngjasojė Atij nė dashuri. Dashuria e Krishtit e derdhur nė zemrat tona me anė tė Frymės sė shenjtė, ėshtė burimi mė i sigurt i dashurisė kristiane.
Ju kėrkoj t'u kushtoni vėmendje tė veēantė fjalėve qė po ju them kėtu. Ju nuk mund tė keni frytet e kristianizmit pa rrėnjėt e tij. Ju nuk mund tė keni njė dashuri kristiane pa kthimin nė besim, pendimin, besimin, dhe bashkimin me Krishtin. Dashuria e vėrtetė zbret nga lart. Ajo ėshtė njė fryt i Frymės. Nėse dėshironi dashuri kristiane, duhet ta merrni atė prej Krishtit.

4. Dashuria ėshtė mė e madhja nga tė gjitha


Sė fundi, mė lejoni t'ju tregoj, pėrse Pali nė 1 Korintasit 13:13 e quan dashurinė mė tė madhen. Pali flet shpeshherė pėr rėndėsinė e besimit, sepse vetėm me anė tė besimit ne vijmė tek Krishti dhe shpėtohemi. Me anė tė besimit ne shpallemi tė drejtė dhe kemi paqe me Perėndinė. Por kėtu Pali thotė se dashuria ėshtė madje mė e madhe se besimi!

Por nuk duhet tė mendojmė as pėr njė ēast qė dashuria mund tė bėjė shlyerje pėr mėkatet tona dhe tė na sjellė paqen me Perėndinė. Vetėm Krishti mund ta bėjė kėtė, dhe ėshtė besimi i vetmi qė na bashkon me Krishtin. Gjithashtu Pali nuk thotė se dashuria qėndron pa besimin, sepse njėra nuk mund tė jetė pa tjetrėn. Por ka tri arsye pėrse dashuria ėshtė mė e madhe se besimi dhe shpresa.
Sė pari, vetė Perėndia ėshtė plot me dashuri. Perėndia nuk ka nevojė as pėr besim e as pėr shpresė, por Perėndia ėshtė dashuri. Prandaj, dashuria tek njė kristian e bėn atė si Perėndinė. Sė dyti, dashuria ėshtė mė e dobishmja pėr tė tjerėt. Besimi dhe shpresa janė shumė tė dobishme pėr veten tonė, por ėshtė dashuria ajo qė e bėn kristianin tė dobishėm pėr `tė tjerėt. Sė treti, dashuria do rrojė pėrgjithmonė. Kurrė nuk do tė vdesė. Nė parajsė, ēdo njeri do tė jetė plot me dashuri. Besimi do i hapė rrugėn pamjes, dhe shpresa pėrvojės sė plotė. Por dashuria do tė rrojė pėrgjithmonė.
Ta dikotooj edhe ket tem qe shume flitet tek njerzit
nga vllavu juaj liridoni
bekimet e zotit tone jezus
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"URREJTJA DHE DASHURIA" KUSH ESHTE ME E FORT?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Perendia eshte dashuri
» Ketu mund te postoni video klipe vetem nga Papa San dhe mund te flisni reth tyre

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta pėrditė :: Debate dhe diskutime-
Kėrce tek: