Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portali*Portali*  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Fjala e Presidentit dr. Fatmir Sejdiu nė Parlamentin e Kosovės nė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pastor
Admin
Admin
Pastor


Numri i postimeve : 286
Age : 47
Location : Gjakova
Points : 15
Registration date : 26/05/2008

Fjala e Presidentit dr. Fatmir Sejdiu nė Parlamentin e Kosovės nė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė Empty
MesazhTitulli: Fjala e Presidentit dr. Fatmir Sejdiu nė Parlamentin e Kosovės nė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė   Fjala e Presidentit dr. Fatmir Sejdiu nė Parlamentin e Kosovės nė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė EmptySun Jun 01, 2008 8:57 am

Fjala e Presidentit dr. Fatmir Sejdiu nė Parlamentin e Kosovės nė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė Parlament_nenshkrimi

I nderuar Kryetar i Kuvendit tė Kosovės, z. Jakup Krasniqi, I nderuar
Kryeministėr i Kosovės, z. Hashim Thaēi, Tė nderuar deputetė dhe
ministra, E nderuara familje e Presidentit Rugova,

E nderuara familje Jashari,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė misioneve diplomatike nė Kosovė,
Tė nderuar qytetarė tė Kosovės,
Poštovani poslanici,
Poštovani gradjani Kosova,
Zonja dhe Zotėrinj,

Dita e sotme e ndan historinė e Kosovės nė dysh: nė epokat para dhe pas
pavarėsisė. Pavarėsinė e Kosovės e kanė krijuar breza tė tėrė me veprėn
e tyre jetėsore, me punė tė palodhshme dhe me sakrificat qė kanė bėrė.
Pavarėsinė tonė po e shpallim para dhe me bekimin e botės, nė mes miqsh
tanė qė u gjetėn pranė nesh gjatė dekadave e sidomos para njė dekade
kur e keqja kishte pėrfshirė kėtė pjesė tė Ballkanit. Po tė njejtit miq
ishin me ne edhe gjatė rimėkėmbjes sė pasluftės, rindėrtimit tė vendit
tė shkatėrruar nga lufta dhe okupimi.

Sot, kujtojmė shumė
sakrifica qė i kanė paraprirė kėsaj dite tė jashtėzakonshme. I kujtojmė
nėnat dhe baballarėt tė cilėt pėrjetuan vėshtirėsi tė papėrshkrueshme
nė mėnyrė qė bijtė dhe bijat e tyre tė mund tė jetonin tė lirė. Sot,
kujtojmė Presidentin Ibrahim Rugova, udhėheqėsin e madh dhe themeltarin
e shtetit tone, i cili e nxorri Kosovėn nga kaosi nė rend demokratik.
Sot, kujtojmė Adem Jasharin dhe Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės qė e
ēuan tutje vullnetin e popullit tė Kosovės pėr tė qenė tė lirė. Poashtu
kujtojmė edhe fqinjtė tanė tė tė gjitha pėrkatėsive etnike, ideologjike
e religjioze tė cilėt na dolėn nė ndihmė gjatė viteve tė represionit
dhe luftės. I kujtojmė tė gjitha kėto jo nė shenjė hakmarrjeje pėr tė
kaluarėn e dhunshme, por pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme plot besim qė do
tė ofrojė ambient pėr pajtim dhe falje.

Kėto ngjarje tė
madhėrishme tė historisė sonė – sakrificat tona, si dhe shpresat dhe
arritjet tona – na kanė sjellė sot kėtu pėr tė shpallur pavarėsinė
tonė. Kjo shpallje e pavarėsisė ėshtė vullnet i popullit. Ėshtė
rrjedhojė morale dhe logjike e historisė sonė dhe ėshtė nė pajtueshmėri
tė plotė me rekomandimet e tė Dėrguarit Special Marti Ahtisari.
Pavarėsia e Kosovės shėnon fundin e procesit tė gjatė tė shpėrbėrjes sė
Jugosllavisė. Pas dy vitesh angazhimi nė negociata tė mirėfillta mbi
statusin me Beogradin dhe pėrkundėr angazhimit serioz dhe konstruktiv
tė Ekipit tė Unitetit tė Kosovės, arritja e njė zgjidhjeje tė
pranueshme pėr dy palėt nuk ishte e mundshme. Prandaj, u desh tė
vepronim pėr t’i ofruar popullit tonė njė perspektivė tė qartė me
qėllim tė avancimit tė zhvillimit tonė politik, shoqėror dhe ekonomik.

Vizioni ynė pėr Kosovėn ėshtė shumė i qartė.

Dėshirojmė qė Kosovėn ta ndėrtojmė mbi parimet fundamentale
demokratike. Kjo do tė thotė se Kosova do tė jetė njė shtet demokratik,
shumetnik, i integruar nė rajon, me marrėdhėnie tė mira fqinjėsore me
shtetet pėrreth, njė shtet qė lėviz shpejt drejt anėtarėsimit tė plotė
nė Bashkėsinė Euro-atlantike. Populli i Kosovės ėshtė pėrcaktuar dhe
dėshiron njė tė ardhme evropiane pėr vendin e vet.

Propozimi
gjithėpėrfshirės pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės nė mars tė vitit
tė kaluar ka marrė edhe pėrkrahjen e Kuvendit tė Kosovės. Kjo pako u
jep serbėve por edhe pakicave tjera: turqve, boshnjakėve, romėve,
ashkalinjėve dhe egjiptasve, garancė tė fuqishme pėr mbrojtjen e tė
drejtave tė tyre kulturore e politike, qė nė shumė pika tejkalojnė edhe
standardet mė tė avancuara ndėrkombėtare pėr tė drejtat e pakicave.
Kushtetuta e Republikės sė Kosovės u garanton komuniteteve pakicė
pjesėmarrje tė gjithanshme dhe kuptimplote nė vendimmarrje.

Tė nderuar pjesėmarrės tė kėsaj seance historike tė Kuvendit tė Kosovės,

Prioritet nacional pėr Republikėn e Kosovės nė javėt dhe muajt e
ardhshėm ėshtė zbatimi i plotė i Planit tė Ahtisarit. Shumė shpejt
synojmė tė miratojmė ligjet dhe Kushtetutėn e re tė Kosovės e cila
mishėron edhe parimet e Ahtisarit. E gjithė kjo do tė pasohet me
veprime konkrete nė terren pėr zbatimin e dispozitave qė pėrmban plani
i Presidentit Ahtisari.

Kosova me aktin e sotėm poashtu po
merr pėrgjegjėsitė qė i takojnė si shtet. Nė tė njėjtėn kohė, Kosova
rithekson pėrkushtimin pėr bashkėpunim tė ngushtė me Bashkėsinė
Ndėrkombėtare pėr ndėrtimin e njė shteti nė pajtim me normat dhe
parimet mė tė avancuara tė demokracisė. Pėr kėtė qėllim Kosova mirėpret
vendosjen e pranisė civile ndėrkombėtare, e cila do tė mbėshtesė
zhvillimin e mėtejmė demokratik tė vendit tonė por, edhe do tė
mbikėqyrė zbatimin e Planit tė Ahtisarit. Nė veēanti, vlerėsojmė
gatishmėrinė e BE-sė pėr tė marrė njė rol mė tė madh nė Kosovė. Poashtu
mirėpresim vazhdimin e pranisė ushtarake tė trupave tė NATO-s. Zotohemi
se do tė bashkėpunojmė ngushtė me pėrfaqėsuesit civilė dhe ushtarakė nė
Kosovė.

Jemi tė vetėdijshėm se pjesėtarė tė komuniteteve
pakicė nė Kosovė e shikojnė pavarėsinė me frikė dhe skepsė. Ne do tė
bėjmė ēmos qė tė sigurohemi se tė drejtat, kultura dhe prona e tyre do
tė respektohen nė mėnyrė rigoroze nė Kosovėn e pavarur.


Poštovani gradjani Kosova,
Poštovani poslanici,

Još jednom želim da iskoristim ovu svečanu priliku da ponovo pozivam
sve gradjane Kosova, pre svega gradjane srpske zajednice na Kosovu da
daju svoj doprinos u zajedničkoj izgradnji jednog Evropskog Kosova u
kojem svaki gradjanin će se osećati u svojoj kući. Kosovo je podjednako
vaša kuća i vaša domovina. Vaša prava i prava pripandika drugih
zajednica u nezavisnom Kosovu biće stalna obaveza naših državnih
intitucija. Srpsko kulturno i religiozno nasledje biće potpuno
zaštićeno. Vas etnički i jezični identitet biče potpuno poštovan. A to
čemo ostvariti zajedničkim radom u svakodnevnom životu i u
institucijama Kosova.

Tė nderuar deputetė,

Duam tė
theksojmė fuqishėm se Kosova dėshiron marrėdhėnie tė fqinjėsisė sė mirė
edhe me Serbinė mbi bazėn e respektimit tė ndėrsjellė. Shpresojmė se
synimi ynė pėr tė normalizuar marrėdhėniet me Beogradin sa mė shpejt qė
tė jetė e mundur do tė pėrkrahet edhe nga Serbia.

Jemi
mirėnjohės pėr rolin dhe punėn qė ka bėrė OKB-ja nė rindėrtimin e
Kosovės sė pasluftės. OKB-ja do tė vazhdojė tė luajė njė rol nė Kosovė
pėr aq kohė sa Rezoluta 1244 do tė jetė nė fuqi. Do tė vazhdojmė tė
bashkėpunojmė me OKB-nė pėr tė avancuar qėllimet tona tė pėrbashkėta
pėr paqe, siguri dhe zhvillim demokratik tė Kosovės deri nė
anėtarėsimin e plotė tė Kosovės nė kėtė organizatė prestigjioze.

Integrimi ynė do tė rrjedhė natyrshėm sepse me vlerat e veta Kosova
kulturalisht i ka takuar kėsaj familjeje gjithnjė, por tashti nė
rrethanat e reja Kosovės i duhet integrimi politik pėr tė krijuar
mundėsi tė reja nė mėnyrė qė resurset njerėzore dhe natyrore tė vihen
nė shėrbim tė zhvillimit tė gjithanshėm shoqėror e ekonomik tė vendit
tonė.


Zonja dhe Zotėrinj,

Republika e Kosovės
sot kėrkon pėrqafimin e botės. Ndėrsa presim njohje tė shpejtė nga
shumė vende tė botės, me pietet tė veēantė kujtojmė shumė personalitete
tė mėdha botėrore qė qėndruan pėrkrah popullit tė Kosovės gjatė
dekadave e sidomos gjatė orėve mė tė vėshtira tė tij.

Populli ynė do tė dijė t’u jetė pėrjetėsisht mirėnjohės Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės, vendeve tė Bashkimit Evropian, NATO-s dhe
vendeve tė tjera tė botės demokratike pėr pėrkrahjen e pazėvendėsueshme
pėr vendin tone, Kosovėn.

Zoti e bekoftė popullin e Kosovės!

Zoti e bekoftė Republikėn e Kosovės!

Zoti i bekoftė tė gjithė miqtė e Kosovės!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://misionikosova.albanianforum.net
 
Fjala e Presidentit dr. Fatmir Sejdiu nė Parlamentin e Kosovės nė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjala e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi
» Shpija e Kosoves
» Draft Projekt kushteta e Kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta pėrditė :: Lajme-
Kėrce tek: