Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portali*Portali*  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Gjendja ekonomike ne Kosove

Shko poshtė 
AutoriMesazh
nicky




Numri i postimeve : 155
Age : 30
Location : Gjakove
Points : -5
Registration date : 26/05/2008

Gjendja ekonomike ne Kosove Empty
MesazhTitulli: Gjendja ekonomike ne Kosove   Gjendja ekonomike ne Kosove EmptyMon Jun 09, 2008 4:52 pm

Per gjendjen ekonomike ne
Shqiperi eshte hapur nje teme qe ne forumin e vjeter, teme qe besoj se
do te gjeje zhvillim edhe ne te ardhmen.


Mendova se do te ishte e pershtatshme qe ketu te diskutonim edhe per ekonomine e Kosoves.

Per kete une gjeta si pike mbeshtetje nje studim per llogari te FMN-se te publikuar ne dhjetor te 2001.


Studiuesit vleresonin qe institucionet ekonomiko-financiare te ngritura
ne Kosove per nga zhvillimi qe kane marre jane krejtesisht te pavarura
nga Republika Federale Jugosllave. (Tashme ky term nuk ekziston me,
artikulli u publikua me 16 dhjetor 2001). E kjo megjithese sipas
rakordimeve te Rambujese sistemi monetar Republika Federale Jugosllave
pritej te mbetej pergjegjese per politiken monetare, per politikene e
doganave, per taksat federale ne territorin e Kosoves


UNMIK-ut si organ drejtues i Kosoves, me mabrimin e luftes iu dha
mundesia per te qene fleksibel, fleksibilitet qe sic shfaqet sot eshte
shfrytezuar pozitivisht ne drejtim te ngritjes dhe konsolidimit te
institucioneve ekonomiko-financiare qe paraqiten si me poshte:



1- Central Fiscal Authority ( Autoriteti qendror fiskal)

Ky institucion merret me Formulimin e buxhetit, implementimin e tij,
politiken e taksave, administrimin. Ne Dhjetor te vitit 1999 u pergatit
prej ketij institucioni Buxheti i pare i Konsoliduar i Kosoves (Kosovo
Consolidated Budget), qe mbulonte shpenzimet e qevrise qendrore,
komunave dhe ndermarrjeve publike. Nuk ka me trasferta midis ketij
buxheti dhe atij te Jugosllavise.

2- Department of Reconstruction

Qe ka per qellim rindertimin dhe pergatitjene programit te investimeve publike.

3- a new tax system and tax administration

qe ka per qellim sigurimin e burimeve per buxhetin e konsoliduar te
Kosoves dhe zevendesimin e strukturave paralele te taksave qe u
zhvilluan gjate viteve ’90.

4- a new Customs Department (Departamenti i Doganave)

bazohet ne nje sistem te thjeshte, pa kufizime sasiore dhe me nje tarife te unike prej 10%.

5- the Banking and Payments Authority of Kosovo (BPK) – Institucioni Bankar dhe i Pagimeve

qe ka per qellim vendosjen e sistemit per pagesat brenda vendit, per te
licensuar dhe per te mbajtur nen kontroll bankat vendase, per te
siguruar likuiditet, aftesi per te paguar dhe funksionim te rregullt te
sistemit financiar ne Kosove.
Me shtimin e numrit te bankave ne Kosove, te cilat tashme jane
pjesamrrese ne sistemin e pagesave institucioni ne fjale nisi
organizimin e nje sistemi interbankar per qartesimin dhe shlyerjen e
borxheve.




Tendencat dhe politikat e sotshme ekonomike

Pas heqjes se autonomise ne vitin 1989, Kosova u ndesh me disinvetim masiv ne ekonomi.

Per kete ne artikull paraqitet nje tabele e flukdit te invstimeve ne
sektoret e ndryshem te ekonomise. (Si njesi baze merret gjendja ne
vitin 1971 ku sasia e investimeve ne cdo sektor barazohet me 100)

Industri dhe miniera

1980: 294
1988: 89
1990: 28

Bujqesi

1980: 409
1988: 248
1990: 116

Sherbimet publike dhe ndertimtaria

1980: 291
1988: 196
1990: 188

Investimet totale:

1980: 274
1988: 115
1990: 68


Konflikti i 1999 shkaktoi shkaterrimin e infrastruktures ekonomike dhe
humbje te medha ne kapitalin human. Dy te tretat e shtepive ishin
demtuar rende ose ishin shkaterruar; 40 % e burimeve ujore ishin te
ndotura; rruget, urat dhe infrastruktura kishin mbetur te demtuara dhe
nje pjese e mire e territorit ishte e minuar. Por me me rendesi ishte
largimi i kapitalit human nga Kosova. Deri para luftes postet
manaxheriale dhe profesionale ne ndermarrjet kryesore te Kosoves i
mbanin punonjesit serbe te cilet me mbarimine luftes u larguan nga
Kosova. Si pasoje e largimit te tyre, ne Kosove u paraqit nje mungese e
theksuar ne numrin e punonjesve me aftesi te larte profesionale.

Problem mbetet regjistrimi i statistikave ekonomike. Nuk ka statistika
zyrtare per agregatet makroekonomike, perfshire llogarite kombetare,
inflacionin, tregtine dhe flukse te tjera financiare me pjesen tjeter
te botes. Zyra Statistikore e Kosoves po pergatit veprimtarine e saj me
asistencen teknike te donatoreve, por statistikat vitale per
popullsine, regjistrimi i biznesit per firmat e medha dhe monitorimi i
cmimeve ende mungon.
Deri ne kohen e pergatitjes se artikullit ishte bere e mundur nje
analize e standarteve te jeteses ( ne bashkepunim me Banken Boterore)
dhe nje analize e pare e biznesit. Perjashtim nga keto mangesi ne te
dhena paraqesin financat publike, ku ne dispozicion te qeverise jane
vene te dhena te sakta statistikore.

Sic u tha me siper te dhenat statistikore ne lidhje me llogarite
kombetare jane jo te sakta dhe bazohen me shume ne vleresime te cemtral
Fiscal Authority, Banking and Payments of Kosovo, UNMIK Deprtments dhe
IMF staff.


Ato ofrojne si nje shifer te mundshme 2,75 – 3,25 miliarde DM ( US $ 700-750 per fryme popullsie)


Ne tabelen studiuesit paraqesin per ilustrim jane dhene vleresimet
fillestare, me pas ato te rishikuara dhe ne fund parashikimet per vitin
2001.

Me poshte po paraqes te dhenat e rishikuara per vitin 2000 dhe ato te
parashikuara per vitin 2001. Shifrat jane ne Milione DM, me perjashtim
te atyre pikave ku ka indikim tjeter.


Prodhimi i brendshem bruto (GDP)

2000: 2956
2001: 3708

GDP per fryme popullsie (ne US $)

2000: 735
2001: 880

Rritja ne perqindje e GDP nominale

2000: ...
2001: 25

Rritja ne perqindje e GDP reale

2000: ...
2001: 16

Te ardhurat kombetare bruto (GNI)

2000: 3106
2001: 4008

Te ardhurat e disponueshme kombetare bruto (GNDI)

2000: 5350
2001: 6480


Konsumi

Privat:

2000: 3450
2001: 3912

Publik:

2000: 319
2001: 598


Investimet

Private

2000: 529
2001: 686

Publike/Te financuara nga jashte

2000: 1046
2001: 1415


Eksporte

Tregti

2000: 21
2001: 43

Sherbime

2000: 383
2001: 424


Importe

Tregti

2000: - 2414
2001: - 2869

Sherbime

2000: - 379
2001: - 502




Transfertat neto nga jashte

2000: 2244
2001: 2472



Ne saje te ketyre te dhenave mund te flitet per nje rritje dyshifrore
te GDP-se. Rikonstruktimi i ndertesave dhe infrastruktures eshte i
dukshem; prodhimi bujqesor eshte rritur me 20-30% ne krahasim me vitin
2000; ofrimi i sherbimeve publike eshte duke u permisuar; sektori i
sherbimeve private eshte zhvilluar ne menyre te dukshme. Prodhimi
industrial mbetet akoma problematik, megjithate ringritja e tij vihet
re ne sektore si: perpunimi i produkteve bujqesore, prodhimi i pjeseve
per makina, i pijeve jo alkoolike.
Duke qene se vleresohet nje inflacion i shkaktuar nga rritja ne nivelin
e cmimeve te produkteve jo-ushqimore, institucionet vleresuese
parashikojne nje GDP ne vitin 2001 prej DM 3,5 – 4 miliarde. (ose US $
850 – 950 per fryme popullsie)

Niveli i te ardhurave te disponueshme qendron mbi ate te GDP, pasoje
kjo e asistences nga jashte.Te ardhurat e disponueshme kombetare bruto
gjenden ne nivelin 175 % te GDP, importet tregtare ne nivelin 80 % te
GDP dhe konsumi ne nivelin 120 % te GDP te 2001. Kjo u be e mundur nga
numri shume i madh i transfertave nga jashte, nga burime zyrtare
sikurse dhe nga Kosovaret e emigruar.


UNMIK dhe IMF staff japin keto vleresime per transfertat zyrtare nga jashte (te dhenat ne milione DM)


Asistence humanitare

2000: 200
2001: 100

Dhurime buxhetore

2000: 285
2001: 202

Rindertimi

2000: 1009
2001: 1320

TOTAL

2000: 1494
2001: 1622

(si perqindje e GDP)

2000: 51
2001: 44

Transfertat private per te cilat nuk ka te dhena zyrtare vleresohet te
arrijne ne vleren e 750-850 milione markave cdo vit dhe kane per qellim
financimin e konsumit private dhe riparimin e shtepive private.
Keto transferta kane bere te mundur mbulimin e deficitit te madh ne
tregti. Ringritja e numrit te popullsise, duke perfshire ketu dhe
ish-te debuarit, coi ne ringritjen e kerkeses per mallra vendas dhe ne
rritjen e konsumit privat. Megjithese jo bazuar ne te dhena te sakta,
mund te flitet per 10.000 punonjes ne stafin e UNMIK-ut, 5.000-10.000
ish-te debuar te punesuar ne agjenci dhe organizata te ndryshme
joqeveritare dhe rreth 40.000 pjesmarres ne trupen e KFOR-it.

Varferia ne Kosove eshte mjaft e perhapur, por relativisht e ceket.

Sipas nje vleresimi te Bankes Boterore rreth 50% e popullsise ne Kosove
ka nje konsum nen nivelin e varferise. Megjithate madhesia e ketij
ndryshimi qe e vogel: mesatarisht, nivelet e konsumit per te varferit
do te duhej te rriteshin me me pak se
16 % ne menyre qe te sigurohej eliminimi i varferise.

Ne Kosove vihet re nje shperndarje e rrafshte e te ardhurave (me nje vleresim te koeficientit Gini prej 29%).
Varferia ekstreme eshte sipas vleresimeve e kufizuar: perqindja e popullsise qe i perkiste kesaj kategorie perbente me pak se
12 %.


(vijon)



Dita
30-04-2002, 06:07

Vazhdim!



Financat publike


Problem shfaqet ne manaxhimin e financave te sektorit qeveritar i cili
paraqet fragmentim dhe standarte raportimi dhe kontabiliteti jo te
konkorduara.


Struktura e Buxhetit

Buxheti i Pergjithshem: Kostot periodike te qeverise; administruar nga
CFA; financuar nga te ardhurat lokale dhe nga dhurimet e huaja.

Buxheti i konsoliduar i Kosoves (KCB): Buxheti i Pergjithshem +
bashkite + ndermarrjet publike; i monitoruar nga CFA; financuar nga te
ardhurat lokale dhe nga dhurimet e huaja.


Sektoret qe ndodhen jashte ndikimit te buxhetit jane si me poshte:


Rindertimi: shpenzimi i kapitalit; administruar nga Departamenti i Rindertimit; financuar nga dhurime te huaja.

UNMIK: pagat e stafit te UNMIK-ut; administruar nga UN; financuar nga UN dhe nga donatore.

KFOR: administruar dhe financuar nga vendet donatore


Buxheti bazohet ne te ardhura shume te ulta, gjithashtu aftesia e
UNMIK-ut per te marre borxh eshte e kufizuar. Si rrjedhim politika
fiskale ka shume pak vend per manovrim dhe varet nga ndihmat e huaja.
Te ardhurat e pergjithshme fiskale perbenin 15-20 % te GDP te 2000-01,
dhe rreth 80% e tyre te siguruara ne kufi, sepse megjithe permiresimet
ne kohet e fundit, miratimi qe gjejne keto masa brenda vendit eshte
akoma i ulet.
Burimet kryesore te te ardhurave per Buxhetin e konsoliduar te Kosoves jane:

- nje takse akcize mbi prodhimet e naftes
- nje takse ne nivelin e 10 % per prodhimet e importit
- nje Takse e Vleres se Shtuar qe zevendesoi takse mbi fitimin e biznesit ne korrik te 2001.

Nuk ka taksa direkte, megjithese ne plan eshte futja e taksave mbi rrogat dhe fitimet ne vitin 2002.

Shpenzimet, duke perfshire dhe rindertimin, mberriten ne nivelin e 55%
te GDP-se se vleresuar ne 2000 dhe 2001. Diferenca mes te ardhurave dhe
shpenzimeve ne buxhet u mbulua nga ndihmat e donatoreve.


Mbeshtetja nga donatoret u pakesua gjate vitit 2001.
Per te kompensuar kete mungese u shfrytezuan te ardhurat e sigururara
nga burime te brendshme, duke perfshire ketu nje rritje te shpejte ne
aktivitet dhe permiresime ne administrimin e taksave dhe doganave.
Te ardhurat ne Buxhetin e pergjithshem te vitit 2001 u vleresuan me DM
538 milione, nderkohe qe plani kish qene per DM 338 milione.

Per vitin 2002 parashikohet vendosja e taksave mbi pagat dhe fitimet.
Kjo do te shoqerohet me nje renie te asistences financiare nga
donatoret ne lidhje me shpenzimet periodike sikurse dhe ato per
rindertimin.


Ndermarrjet publike

Veprimtaria dhe manaxhimi i ndermarrjeve publike ve ne dyshim punen e forcave drejtuese.

Ndermarrjet kryesore publike ne Kosove jane:

- The electricity generation and distribution company (KEK)

- Posts & telecommunications (PTK)

- Pristina Airport

- Kosovo Railways

- Nje numer ndermarrjesh lokale te ujesjellesit, grumbullimit te mbeturinave dhe te ngrohjes.


KEK eshte ndermarrja me problematike. Makinerite perballen me
amortizimin dhe nga energjia elektrike e prodhuar rreth 1 / 3 humbet si
pasoje e humbjeve teknike ose vjedhjeve, nderkohe qe me pak se gjysma e
energjise se vene ne dipozicion ne rrjet arrin te paguhet realisht nga
konsumatoret. Numri i punonjesve eshte ne nivelin e 10.000 veteve. Si
pasoje KEK eshte shpenzues i madh ne kuadrin e buxhetit vjetor. KEK nuk
eshte ne gjendje te mbuloje nevojat e brendshme me energji elektrike e
per kete arsye nderprerjet e energjise elektrike jane te shpeshta.


PTK eshte nje ndermarrje mjaft fitimprurese dhe kjo si pasoje e pozites
se saj monopoliste dhe nje koncesioni qe ajo i ka dhene nje firme te
huaj per venien ne pune e rrjetit te telefonise celulare. Eshte
ndermarrja me nivelin me te larte te te ardhurave vjetore ne sektorin e
ndermarrjeve shteterore. Problemet me te cilat ndeshet kjo ndermarrje
jane: ato te kontabilitetit te brendshem, veprimet financiare nuk jane
transparente, mikeqyrja nga UNMIK eshte e dobet dhe raportimi tek
autoritetet fiskale eshte i dobet.

Kompleksi minerar i Trepces perben gjithashtu nje ze te rendesishem ne
buxhetin e shtetit. Ka nje strukture te integruar vertikale qe perfshin
industrine nxjerrese, ate te shkrirjes, ate perpunuese, etj. Trepca ka
sot rreth 4.000 punonjes nga 10.000 qe ka patur fillimisht dhe operon
ne minimumin e kapacitetit te vet. UNMIK ka vleresuar se per
revitalizimin do te nevojiteshin kosto ne nivelin e DM 100 milioneve.
Ajo qe mbetet e paqarte eshte se cilat pjese te ndermarrjes do te jene
te afta te mbijetojne ne nje kendveshtrim afatgjate.
Duke qene se pjesa me e madhe e aktiviteteve te ndermarrjes zhvillohen
ne enklavat serbe, Trepca perben dhe nje ceshtje delikate politike.


UNMIK parashikon per vitin 2002 vendosjen e nje sistemi te sigurimeve
sociale, sistem qe deri me sot ka munguar ne Kosove. Do te jete nje
sistem prej tre shkallesh.
Shkalla e pare: sistemi i ri eshte i parashikuar qe te siguroje nje
minimum ne siguri sociale per te moshuarit permes nje pensioni te
pergjithshem Basic Citizens
Shkalla e dyte: te krijohet nje sistem i detyruar teresisht i financuar per kontribuesit e rinj
Shkalla e trete: te krijohet mundesia e ngritjes se fondeve private per pensionet.
Shkalla e pare do te mbulohet nga te ardhurat e buxhetit.




Sektori Financiar


Sistemi bankar gjendet ne fillimet e tij, por nderkohe kakrakterizohet nga nje mbikeqyrje e rrepte.


Me mbarimin e luftes ndermjetesimi financiar ne Kosove mungonte
teresisht dhe transaksionet financiare kryheshin vetem mbi baze Cash-i.


Sot ne Kosove operojne:
- 7 banka te licensuara
- 15 institucione mikro-financiare

Dy nga bankat dhe pjesa me e madhe e institucioneve mikro-financiare
jane te krijuara dhe financuara nga donatoret, dhe me perjashtim te
njeres, kane permasa te vogla: Bilanci i pergjithshem i bankave
tregtare ne fund te gushit 2001 mberrinte ne pak me shume se DM 400
milione. Perjashtim ben MEB (Micro-Enterprise Bank), nje banke ne
pronesi te huaj ne kapitalin baze te ciles perfshihen dhe institucione
si EBRD (European Bank for Reconstruction and Development) dhe
IFC(International Financial Corporation). Ne shumen e bilancit te
pergjithshem te gjithe sistemit bankar vetem kjo banke eshte e
perfshire me me shume se 50 %.
Depozitat bankare mberrijne ne nivelin e DM 364 milione (me pak se 10 %
e GDP se vleresuar), nderkohe qe kreditet bankare te sektorit privat
mberrijne ne nivelin e 27 milioneve (me DM 29 milione shtese te
leshuara nga institucionet mikro-financiare). Pjesa me e madhe e ketyre
krediteve kane per qellim financimin e tregtise dhe sherbimeve.
Me asistencen e FMN-se UNMIK-u ne nentor te vitit 1999 pergatiti nje
program per licensimin, rregullimin dhe mbikeqyrjen e bankave. Qe prej
atehere BPK (The Banking and Payments Authority of Kosovo)eshte
insitucioni i cili ka per detyre mbikeqyrjen e institucioneve
financiare ne Kosove.

Problemet me te cilat perballet ky institucion jane varesia nga buxheti
per te siguruar mbeshtetje financiare dhe problemet e kontabilitetit te
brendshem.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.kosovahacker.bestgoo.com
nicky




Numri i postimeve : 155
Age : 30
Location : Gjakove
Points : -5
Registration date : 26/05/2008

Gjendja ekonomike ne Kosove Empty
MesazhTitulli: Gjendja ekonomike ne Kosove (vazhdimi)   Gjendja ekonomike ne Kosove EmptyMon Jun 09, 2008 4:54 pm

Nje sektor tjeter do te shqyrtohet me poshte, ai i sigurimeve, qe ne vitet 1999-2001 njohu nje ngritje dhe nje krize.



Nentor 1999
UNMIK vendos qe per mjetet motorrike te dores se trete te behet i
detyruar sigurimi prane institucionit perkates. Per kete arsye hapet
edhe rruga per ndertimin e ketyre institucioneve. U leshua fillimisht
nje urdherese administrative qe vendoste kerkesat per licensimin e
kompanive te sigurimit: DM 5 milione ne sasi kapitali baze (mund te
ishte dhe nje deklarate komerciale krediti); marreveshje risigurimi
(nga ana e institucioneve); dhe stafi i pershtatshem. Ne kete urdherese
qe u leshua nuk specifikohen standarte mbrojtese dhe nuk krijohet asnje
organ mbikeqyres. Si rrjedhoje brenda nje kohe shume te shkurter
“mbijne”
5 shoqeri sigurimesh.


Prill 2000
Si pasoje e ankesave te paraqitura ne lidhje me praktikat e
konkurrences, UNMIK leshon nje urdherese te dyte duke specifikuar
pagesat minimale, komisionet dhe diskontet maksimale te lejueshme per
kontratat e sigurimit. Ne pergjigje te ketij caktimi ne menyre
administrative te cmimit, numri i veprimtarive te paligjshme u rrit
ndjeshem duke perfshire deri edhe dhune e kriminalitet.


Korrik 2000
Bashkepronari i nje prej shoqerive te sigurimit ben kerkese per nje
license banke dhe BPK zbulon se ai nuk eshte i pershtatshem per te
ndertuar nje institucion financiar. UNMIK me ne fund arrin te kuptoje
gjeresine e problemeve ne sektorin e sigurimeve.


Tetor/Nentor 2000
UNMIK kerkon informacion financiar nga shoqeria e sigurimit,
informacion te cilin shoqeria refuzon ta veje ne dispozicion.
Keshilltari legal i UNMIK-ut konfirmon se brenda kornizes legale
ekzistuese, shoqeria nuk eshte aspak e detyruar qe te veje ne
dispozicion informacion financiar. UNMIK dhe BPK vendosin te krijojne
nje rregull te ri mbi sigurimet dhe te kerkojne asistence. Nderkohe
shoqerite ekzistuese vazhdonin te zhvillonin veprimtarine e tyre ne
kornizen ekzistuese.


Maj 2001
Sipas rregullit te ri, akoma ne fazen e projektimit, UNMIK mund te
rinovoje licensat e shoqerive ekzistuese te sigurimit brenda tre
muajsh, me kushtin qe ato t’i nenshtrohen auditimit te veprimtarise se
tyre financiare. Brenda korrikut te vitit 2001 ishin vene ne qarkullim
rreth 189.000 deshmi sigurimi me nje te ardhure totale (nga pagesat per
keto deshmi) prej DM 67 milione. (rreth 1, 5 % e GDP se vleresuar)


Shtator 2001
Me projektin e rregulit te ri ende per t’u rishikuar, UNMIK zgjat
licensta e shoqerive te sigurimit, nen kushtin qe ato te depozitojne 40
% te pagesave te tyre te pamerituara me BPK. Ne te njejten kohe BPK
fillon procesin e vleresimit te auditimeve ne menyre qe te vleresoje
gjendjen e shoqerive ekzistuese te sigurimit dhe te gjithe masave te
nevojshme me karakter ndreqes.


Tetor 2001
U vu ne zbatim rregulli i ri dhe mbikeqyrja e shoqerive te sigurimit i kaloi BPK-se.



Shenim: Situata me shoqerite e sigurimeve paraqet tipare te ngjashme me
zhvillimin qe moren piramidat ne Shqiperi. Une besoj se vetem nderhyrja
ne momentin e duhur nga UNMIK dhe BPK e shpetoi sektorin e sigurimeve
nga nje katastrofe, gje qe ne Shqiperi u be me shume vonese.



(Vijon)


Dita
08-05-2002, 13:23

Politika ekonomike ne plan afatshkurter



Nje nga asetet kryesore te Kosoves eshte popullsia e re e saj. Sipas te
dhenave te fundit, me shume se 50% e popullsise eshte nen moshen 25
vjec. I nevojshem eshte investimi ne sektorin e arsimit ne menyre qe
kjo popullsi e re te realizoje gjithe potencialin e saj.

Asistenca nga vendet donatore pritet te vije duke u ulur, dhe
investimet afatgjate kerkojne burime te tjera nga ato te
lartpermendurat.
Nje tjeter pike lidhet me faktin se investuesit private te brendshem e
te huaj nuk do te investojne ne Kosove per aq kohe sa nuk eshte
percaktuar statusi perfundimtar i saj.


Transfertat nga jashte do te pesojne renie.

Ne keto transferta perfshihen:

---
Ndihmat nga vendet donatore te cilat drejtohen kryesisht ne financimin e shpenzimeve buxhetore

---
Ndihmat per rinkonstruktim, qe priten te bien nga 1.3 Miliard ne vitin 2001 ne 300-400 Milion ne vitin 2004

---
Transfertat private – nuk dihet akoma me siguri se cila do te jete ecuria e tyre.


Ne teresi, transfertat e huaja priten te bien nga 67% e GDP se vleresuar ne vitin 2001 ne 15-20% ne vitin 2004.

Politika ekonomike afatshkurter duhet te arrije te zhvilloje
kapacitetin e brendshem prodhues dhe te thelloje integrimin e ekonomise
se Kosoves ne ate te rajonit dhe pjeses tjeter te Evropes.

Unmik dhe PISG (Provisional Institutions of Self-Government) duhet te perqendrohen ne kater prioritete:

- Qendrueshmeria fiskale
- Thelllimi i sektorit financiar
- Zhvillimi i sektorit privat
- Qeverisje e mire


Qendrueshmeria fiskale nenkupton nje mbajtje ne te te njejtin nivel te
rritjes se shpenzimeve e rritjen e burimeve ne dispozicion.
Rritja ne te ardhurat nga brenda vendit do te jete i vetmi burim qe do
te mund te kompensoje pakesimin e ndihems financiare nga jashte. Kjo do
te kerkoje nje dore me te forte te UNMIK-ut dhe PISG-se ne vendimmarrje.

Politika e taksave duhet te synoje thjeshtesine. Kjo nenkupton:

- taksa te ulta dhe uniforme dhe
- nje baze te gjere per taksat

Ne vitin 2002 do te vihen ne zbatim taksat per pagat dhe fitimet dhe ne vitin 2003 taksa mbi te gjithe llojet e te ardhurave


Manaxhimi i shpenzimeve do te jete nje tjeter element i rendesishem ne nje shikim afatmesem.

- nevoja per shpenzime kapitali do te mbetet e larte, investime jane te domosdoshme investime ne sektorin energjitik
- shpenzimet sociale jane te nevojshme – edukimi dhe shendetsia, se bashku me venien ne funksionim te sistemit te pensioneve
- shpenzime ne drejtim te shlyerjes se asaj pjese te borxhit te
ish-Jugosllavise qe bie mbi Kosoven dhe ne drejtim te zevendesimit te
aktiviteteve qe jane te financuara direkt nga donatoret.


Ne manaxhimin e shpenzimeve ben pjese dhe niveli i larte i pagave per
fuksionaret nderkombetare. Ky ze perben pjesen kryesore te Buxhetit te
Pergjithshem. Mbipunesim ka pasur ne sektorin shendetsor dhe ne Trupen
Paqeruajtese te Kosoves (Kosovo Protection Corps)
Renia ne nivelin e pagave do te shoqerohet me nje racionalizim te sektorit publik duke filluar qe prej vitit 2002.

Ne sektorin e ndermarrjeve publike me rendesi eshte rritja e transparences dhe pergjegjesise.

Ne ngritjen e sistemit te pensioneve duhet patur parasysh aftesia mbijetuese e tij.
Rreziku per sistemin e ri eshte se pensioni baze per qytetarin (the
Basic Citizen’s Pension) do te mund te vendoset ne nje nivel qe nuk
eshte i perballueshem nga ana fiskale. Rendesi ka qe ky nivel te jete
ne perputhje me burimet e disponueshme, dhe te pershtatet ne menyre
transparente dhe te depolitizuar.


Thellimi i sektorit financiar

Cili eshte roli i ndermjetesve financiare?
Eshte vleresimi dhe cmimi i rrezikut, alokacioni i kursimeve, financimi
i investimeve dhe perforcimi i praktikave te mira te kontabilitetit dhe
te manaxhimit, duke pasur si rrjedhoje nxjerrjen ne drite te ekonomise
se zeze.

Problemet qe paraqet sistemi financiar ne Kosove jane si me poshte:
- mungesa e besimit tek bankat
- mungesa e manaxhereve dhe supervizoreve te trajnuar dhe me eksperience
- kornize e dobet legale per biznesin privat
- pasiguria politike qe spraps investuesit e huaj.

Cfare perparimesh ka patur deri me sot?

Sistemi bankar po rritet me shpejtesi – Kontribut ne kete po jep
- rritja e depozitave dhe e nje portofoli te shendetshem kreditesh
- venia ne jete ne kohen e duhur e nje kornize rregulluese dhe puna e
BPK per te vendosur dhe perforcuar standardet te larta kontrolli



Per nje zhvillim te metejshem nevojiten reforma ne sektoret e meposhtem:

- legjislacioni per falimentimin
- venia ne jete e nje regjistri te pronave
- pagimi i punonjesve publike dhe furnizueseve permes depozitave direkte bankare
- roli kontrollues i BPK (The Banking and Payments authority of Kosovo) duhet te perforcohet edhe me tej


Zhvillimet ne sektorin e sigurimeve

Pozitive ne kete sektor eshte marrja ne dore nga ana e BPK e kontrollit te ketyre shoqerive.
Problematike mbeten kostot qe rrjedhin prej shoqerive te sigurimit qe nuk zoterojne kapitalin baze.

Pritet qe ne te ardhmen si pasoje e nje ekspertize domethenese ne
mbarevajtjen financiare BPK-se do t’i kalohet e drejta e mbikeqyrjes
dhe mbi format e reja te ndermjetesve financiare qe do te shfaqen ne
Kosove, duke filluar me fondet e investimit.

Per te realizuar keto, BPK duhet te kete autonomi operacionale dhe
financiare. UNMIK duhet te shqyrtoje nje plan per kapitalizimin e BPK.



Zhvillimi i Sektorit Privat


Si paraqitet ekonomia ne Kosove sot?

Mjaft e gjalle, por ne te shumten e rasteve e kufizuar ne sherbimet jozyrtare.

- eshte e permasave te vogla
- jashte rrjetit zyrtar te taksave
- e pafuqishme perballe krimit

Eshte nje aktivitet qe deshmon per shpirtin ndermarres te kosovareve.
Por nuk mund te perbeje nje baze te shendoshe per nje zhvillim te qendrueshem.


Celesi per transformimin e aktiviteteve ekzistuese ne nje sektor modern
biznesi eshte nje kornize e pershtatshme legale dhe nje aparat
institucional per ta mbeshtetur ate.


UNMIK ka vene ne jete nje pakete baze ligjesh qe perfshijne:

- nje ligj kontratash
- nje ligj shoqerish
- nje ligj per investimet e huaja
- nje ligj per doganat dhe akcizat
- nje ligj per shkembimin e huaj
- nje ligj per bankat
- nje ligj per sigurimin e aseteve te luajtshme


Plotesim per kete pakete ligjore do te ishte:

- legjislacion mbi falimentimin
- legjislacion per mbrojtjen e konkurrences, ate te hipotekave
- ngritja e nje kadastre dhe nje regjistri pronash.



Plani i Privatizimit te ndermarrjeve publike

Kjo eshte nje pike qe duhet pare me kujdes. Ajo ve ne dukje nje rrezik
te mundshem nga shpronesimi i pronareve te meparshem apo pretendenteve
per pjesmarrje ne kapitalin e ndermarrjes. Ketu perfshihen pretendimet
e vjetra serbe dhe marreveshje koncesionesh me shoqeri te huaja qe mund
te pengojne shitjen e shoqerive shteterore ne Kosove.

Kjo mangesi u vu ne dukje nga sherbimet legale te OKB-se pas nje interpretimi qe ato i bene marreveshjes UNSCR 1244.


Si paraqitet ky plan privatizimi?

Permban tre kanale privatizimi:

„Spin-Offs“: asetet e ndermarrjeve qe mund te terheqin akoma investime
te reja mund te transferohen ne nje ndermarrje te re, plotesisht te
zoteruar nga ndermarrja ekzistuese. Kjo e fundit eshte zoteruese e te
gjithe kaoitalit te huaj te se rese. Shoqeria e vjeter me pas do te
likuidohet ( ne baze vullnetare ose me falimentim ) ose te
transformohet, nderkohe qe shoqeria e re do te kerkoje per investues te
rinj.

„Transformimi“: Aksionet e ndermarrjeve qe jane akoma ne gjendje qe te
permbushin kerkesat minimale te kapitalit, por qe veshtire se do te
terheqin investues strategjike do t’u shperndahen punetoreve (60%) dhe
pjesa tjeter do t’i jepet KTA (Kosovo Trust Agency). KTA do te jete nje
agjenci publike e vecuar nga UNMIK (duke e mbrojtur ne kete menyre
UNMIK nga borxhe te mundshme), e qeverisur nga nje Bord Guvernatoresh
te caktuar nga SRSG (Special Representative of the Secretary General),
dhe e ngarkuar me nxitjen e rikonstruksionit dhe privatizimit te
ndermarrjeve ne te cilat ajo zoteron aksione.

„Likuidimi“: Ndermarrjet te vleresuara si jo te afta per te mbijetuar
do te likuidohen ose do te riorganizohen permes falimentimit.


KU qendron rendesia e procesit te privatizimit:

- do te zberthente potencialin e aksioneve akoma me vlere ne ndermarrjet ekzistuese
- do te eliminonte nje burim borxhesh gati-fiskale
- do t’i vendoste keto ndermarrje ne nje fushe konkurrence me ato te sektorit privat
- do t’i jepte nje sinjal domethenes agjenteve ekonomike brenda dhe
jashte Kosoves oer kursin qe ka vendosur te ndjeke ekonomia ne Kosove.




Qeverisje e mire

Problematike shfaqen ne ditet e sotme:

- korrupsioni
- evazioni fiskal
- krime te tjera ekonomike
- rreziku nga krimi i organizuar nderkombetar


Krimi ekonomik

Ne nentor te 2001 UNMIK inicoi punen mbi nje Strategji kundra krimit
ekonomik, qe perfshin krijimin e nje njesie te Krimit Ekonomik.


Elementet e nje qeverisje te mire jane pervec ligjit dhe rregullit si me poshte:

- koordinimi dhe pergjegjesia ne vendimmarrje
Problematike – burokracia, zgjatja e procedurave si pasoje e
rishikimeve ligjore apo e vendimeve buxhetore. Kjo eshte e lidhur me
kosto ekonomike per te dyja palet.

- Struktura institucionale e financave publike
Siaps kornizes kushtetutes, autoriteti qe percakton politiken fiskale
ne Kosove do te ndahet midis SRSG (Special Representative of the
Secretary – General) dhe qeverise qe ka dale nga zgjedhjet e
pergjithshme.
SRSG mban pergjegjesi per: vendosjen e parametrave financiare dhe
politike per buxhetin dhe mbajtjen e autoritetit mbi disa sektore te
caktuar te shpenzimit publik, per politiken e taksave dhe administraten.

- Mbulimi i Buxhetit te Konsoliduar te Kosoves
KCB mbulon vetem nje pjese te shpenzimeve publike: shpenzimet e
investimit mbeten jashte, sic mbeten edhe veprimtari te tjera
jashte-buxhetore te financuara nga donatoret.






Shenimi im

Materiali qe une paraqita si me lart eshte nje prove me shume se
ekonomia ne Kosove ka filluar te marre forme dhe te qartesoje levizjet
e saj. E rendesishme dhe shume pozitive eshte qe UNMIK po e nderton ate
per te qene e afte qe te mbijetoje e pavarur.

Sikurse edhe ekonomia e Shqiperise dhe ajo e shume vendeve te tjera ne
zhvillim edhe ekonomia e Kosoves perben nje eksperiment shume te mire
per politikat ekonomike qe mund te implementohen ne situata dhe vende
te ndryshme.
Megjithate ndertimi i saj mund te bazohet ne eksperienca te njohura,
sic eshte ajo e Bosnjes pas luftes, apo dhe e Shqiperise pas 1990 – si
vende ballkanike.


Ne artikull u permend si nje element shume i rendesishem kapitali human
qe ekziston ne Kosove; Nje popullsi ku me shume se 50% e banoreve jane
nen 25 vjec.
Besoj se kjo do te ishte endrra e cdo shteti evropian qe tani lufton me
problemin e nje deficiti te mundshem te sistemit te pensioneve. Planet
per investime ne sistemin arsimor dukej se perbenin nje objektiv te
politikes se UNMIK-ut. Kjo eshte nje mase shume pozitive. E rendesishme
eshte qe njerezit te nxisin femijet e tyre te shkojne ne shkolla – ne
Shqiperi qe prej disa vitesh po ndodh pikerisht e kunderta, ne
pamundesi ekonomike prinderit po i terheqin femijet nga bankat e
shkolles.


Duhen akademike qe te ndertojne bazat e shtetit dhe te ekonomise.
Ne kete kuader pra ka nevoje per ekonomiste dhe juriste.

Por ka nevoje urgjente per inxhinjere ndertimi, elektronike, per informaticiene, per agronome.
Pa pasur keto njerez me pergatitje ne shkolla te larta dhe njekohesisht
dhe staf te pergatitur ne nivel teknik (pra shkollash te mesme) askush
nuk do te kete interes te investoje ne Kosove (ketu perfshij edhe
Shqiperine).

Ekonomite tigre sic quhen ato aziatike (Taivan, Kore e Jugut, Malajzi,
Indonezi) kane arritur ne nivelet e sotme pikerisht duke filluar nga
nje baze qe ishte ajo e sigurimit te kapitalit human, e venies ne
dispozicion te nje popullsie te shkolluar perballe fluksit te kapitalit
te huaj qe ishte i interesuar te hynte ne ato vende.

Pa kete kapital Kosova do te mbetet e varur nga ndihmat e te huajve dhe
nuk do te ofroje bazen per te terhequr investime direkte.



Ne kete drejtim une do te vleresoja si shume te rendesishem
bashkepunimin e Univ. Teknik dhe ate Bujqesor te Tiranes me ate ne
Prishtine.

Tek forumi Ceshtja Kombetare po diskutohet dicka e ngjashme, por duke
diskutuar per ekonomine arrihet te jepet nje argument me shume per
domosdoshmerise se unifikimit te sistemit arsimor shqiptar dhe ate te
bashkepunimit te ngushte pertej kufirit, shkembimin e profesoreve,
vendosjen e statusit Gastprofessor – Guest Professor ne periudha prej
nje ose me shume semestrash etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.kosovahacker.bestgoo.com
 
Gjendja ekonomike ne Kosove
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta pėrditė :: Puna dhe Gjendja ekonomike-
Kėrce tek: