Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portali*Portali*  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Shkencėtari zbulon bojėn qė i bėn mjetet tė padukshme pėr radarėt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
nicky




Numri i postimeve : 155
Age : 30
Location : Gjakove
Points : -5
Registration date : 26/05/2008

Shkencėtari zbulon bojėn qė i bėn mjetet tė padukshme pėr radarėt Empty
MesazhTitulli: Shkencėtari zbulon bojėn qė i bėn mjetet tė padukshme pėr radarėt   Shkencėtari zbulon bojėn qė i bėn mjetet tė padukshme pėr radarėt EmptyThu Aug 21, 2008 9:04 pm

Shkencėtari zbulon bojėn qė i bėn mjetet tė padukshme pėr radarėt


Njė
shpikės gjerman ka krijuar nė shkretėtirat e Emirateve tė Bashkuara
Arabe njė bojė nė gjendje qė tė bėjė tė pakapshėm pėr radarėt mjetet
ushtarake. Njė institut gjerman e testoi bojėn dhe pėr habinė e tė
gjithėve zbuloi se shpikja funksiononte. Industria e mbrojtjes
menjėherė nisi tė tregojė interes

Verner Nikel udhėtoi nė
shkretėtirat e Emirateve tė Bashkuara Arabe, pasi kishte studiuar pėr
shumė kohė njė lloj krimbi, jashtėqitjet e tė cilit mundėsonin rritjen
e bimėve nė rėrėn e shkretėtirės. Sheikėt e kishin parė me shumė
interes faktin, duke qenė se mund t‘u jepte shans tė mbillnin nė
shkretėtirė. Kjo gjė bėri qė Nikel, njė shpikės nga Berlini, i detyruar
tė lėvizė me njė karrige me rrota, u nis drejt Emirateve tė Bashkuara
pėr tė vazhduar mė tej me projektin.

Fillimisht nisma dukej
mjaft premtuese, duke qenė se trangujt, rrepkat e fasulet lulėzuan
gjatė testeve nė rrethinat e Abu Dabit. Por pėr realizimin e tij
duheshin njė numėr shumė i madh krimbash - pėr tė qenė tė saktė, 3 mijė
pėr metėr katror - gjė qė e bėnte projektin shumė tė shtrenjtė pėr
sponsorėt arabė.

Kėshtu qė Nikel, i cili me kuptimin e plotė tė
fjalės e ka kokėn tė mbushur me ide tė reja, thjesht ndėrroi fushėn e
eksperimenteve. Kėsaj here vendosi tė pėrqendrohej te prodhimi i njė
boje nė gjendje qė tė fshehė tanket, anijet dhe mjetet lundruese nga
radarėt, ashtu siē funksionon teknologjia "stealth". Nikel i vuri edhe
njė emėr bojės mrekullibėrėse: AR1.

Qė atėherė, krimbat janė
lėnė tė qetė nėpėr vaskat e tyre. Gjithēka ka mbetur nga projekti janė
dy vaska tė shteruara nė institutin e Nikelit, nė rrugėn "Sheiku
Muhamed Bin", nė Ras Al Khaimah, njė nga shtatė emiratet qė pėrbėjnė
kėtė bashkim. Me raste i vijnė edhe vizitorė. "Njerėzit i bien me gisht
xhamit dhe nervozohen qė krimbat nuk kėrcejnė menjėherė mbi rėrė",
thotė ai. "Nuk kanė pikėn e durimit".

Por Nikelit nuk i mungon
aspak durimi. Pas qindra e qindra orėve tė shpenzuara nė laborator, mė
nė fund arriti tė gjente pėrzierjen e duhur qė po kėrkonte. Ia dėrgoi
njė enė tė mbushur me kėtė bojė Helmut Esenit, njė fizikan materialesh
rrezatuese, i cili drejton teknologjinė e radarėve nė Qendrėn e
Kėrkimeve tė Shkencave tė Aplikuara pranė Bonit. Eseni e ekzaminoi
bojėn e Nikelit dhe me habi mėsoi se jepte rezultat "pėr tė gjitha
frekuencat e rėndėsishme nė pėrdorim tė ushtrisė".

Njė ēast e sheh, tjetrin jo

Kur
njė shtėpi, njė anije, apo njė makinė qė normalisht shfaqet nėpėr
monitorėt e radarėve lyhet me AR1, zhduket thuajse tėrėsisht nė
errėsirė. Eseni nuk ėshtė nė gjendje tė shpjegojė pėrse ndodh kjo.
Ndoshta ndodh ngaqė boja ėshtė e llojit absorbues Jaumann, e cila i
reflekton valėt e radarit qė pėrplasen mbi tė nė drejtime tė atilla qė
eliminojnė njėra- tjetrėn. Ose mund tė ketė tė bėjė me grimcat
mikroskopike magnetike qė absorbojnė energjinė e rrezatuar mbi to.

Ajo
qė dihet ėshtė se Eseni nuk mund ta thotė me siguri se cila ėshtė ajo
cilėsi e bojės qė jep kėtė rezultat. Ndėrkohė qė e konsideron faktin qė
Nikeli e bėri zbulimin nė shkretėtirė - ku mjetet pėr kėrkime tė kėtij
lloji praktikisht nuk ekzistojnė - "thuajse tė pabesueshėm". E
megjithatė, tė gjitha kampionet qė Eseni merr ēdo vit nga Nikeli japin
rezultatet mė tė mira se tė mėparshmet. "Si ka mundėsi diēka e tillė?",
- pyet Eseni.

Tashmė ai njeh mirė edhe tė gjithė historinė e
shpikėsit tė zhvendosur nė Emiratet e Bashkuara. Nikeli nisi tė
tregonte interes mbi njė bojė me cilėsi tė tilla gjatė kohėve tė Luftės
sė Ftohtė. Njė mik i tij jugosllav, qė punonte pranė ambasadės sė
vendit tė vet nė Berlinin Pėrėndimor ,e prezantoi Nikelin me disa
ekspertė armatimesh ushtarake nė njė vilė nė pėrėndim tė qytetit. Nė
fillim tė viteve tetėdhjetė, amerikanėt e ftuan Nikelin tė vizitonte
njė zonė tė rezervuar ushtarake, ku do tė testohej njė top alumini i
lyer me njė prej versioneve fillestare tė bojės sė tij. Rezultatet qenė
tė tmerrshme. "Mos e vrisni shumė mendjen", i kishin thėnė amerikanėt.
"Keni humbur njė betejė, jo krejt luftėn". Nikeli nuk hoqi dorė nga
pėrpjekjet.

Nė njė pikė tė caktuar nisi tė kontaktohej nga
njerėz qė kishin interes pėr kėtė bojė. Nė vitin 2002 u vizitua nga njė
irakian, i cili i tregoi se diktatori Sadam Husein po kėrkonte njė
mėnyrė pėr tė fshehur fortifikimet ushtarake nga patrullat ajrore
amerikane. "Ju lėvdojmė pėr arritjet", shkruhej nė njė letėr tė marrė
nga Bagdadi, mė 20 mars tė vitit 2002, "dhe ju ftojmė tė vizitoni
ambientet tona tė prodhimit".

Sipas asaj qė tregon Nikeli,
irakianėt i ofruan 18 milionė dollarė, gjysma e tė cilėve nė naftė.
"Por gjėrat m‘u dukėn shumė tė sikletshme kur mė prenotuan pėr tė
qėndruar nė hotelin ‘Al Rashid‘ tė Bagdadit", tregon Nikel.


vitin 2007, do tė qenė kinezėt ata qė i trokitėn nė derė. Pėrfaqėsuesit
e njė kompanie me seli qendrore nė Shangai, e quajtur "G.S. Holding", i
thanė atij se qenė shumė tė interesuar mbi produktin e tij dhe i
premtuan pėrfitime tė konsiderueshme "nė tregun gjigand kinez".

Nikeli
tregon se u ndje shumė i pėrkėdhelur nga oferta dhe pret tė takohet me
njė delegacion tė Ministrisė sė Mbrojtjes Kombėtare tė Kinės gjatė
majit tė kėtij viti. Por nė fund pranon se para tė gjithė tė tjerėve
parapėlqen "njerėz tė arsyeshėm nga vendi im".


Gjermanėt
janė nė dijeni prej kohėsh mbi ecurinė e kėrkimeve tė Nikelit.
Kampionin e parė tė bojės Nikeli e dėrgoi nė vitin 2004 nė Qendrėn e
Kėrkimeve tė Shkencave tė Aplikuara, klienti kryesor i sė cilės ėshtė
"Bundeswehr", Forcat e Armatosura Gjermane. Ekspertėt e kėtij
institucioni i thanė se efektshmėria e AR1-shit "shkonte shumė larg
niveleve tė arritura me produkte tė ngjashme". Nė vitin 2005, ekspertėt
e Qendrės sė Kėrkimeve tė Shkencave tė Aplikuara lyen me kėtė bojė njė
"Unimog" - mjet fuoristradė i prodhuar nga "Mercedes" - dhe mė pas ia
paraqitėn atė ekspertėve tė Mbrojtjes. Mjetin erdhėn pėr ta parė edhe
delegacione nga Singapori, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Holanda.

Gjithsesi,
si pėr ironi, "Bundeswehr" tregoi shumė pak interes. Nė korrik tė vitit
2007, Nikeli u ankua pranė Ministrisė Gjermane tė Mbrojtjes. "Mė duhet
t‘ju bėj me dije", shkroi ai "qė janė disa shtete tė huaja qė kanė
treguar interes pėr blerjen e bojės". Pas kėsaj, zyrtarėt e ministrisė
kontaktuan Esenin nė Qendrėn e Kėrkimeve tė Shkencave tė Aplikuara. "Mė
kontaktuan dhe mė kėrkuan tė vėrtetoja qė Nikeli fliste vetėm
broēkulla", tregon Eseni. "Por pėr fatin e tyre tė keq nuk u erdha dot
nė ndihmė".

Qė atėherė tonet kanė ndryshuar dhe Nikeli ka marrė
emaile shumė miqėsore nga Rheinmetall, njė kontraktues i Forcave tė
Armatosura, sipas tė cilit produkti "ėshtė vėrtet mbresėlėnės"; nga
prodhuesi i veshjeve kundėr-radar "Tec-Knit", i cili i shkruante se "qe
mjaft i interesuar pėr efektivitetin e bojės"; nga vetė Ministria e
Mbrojtjes, si dhe nga Qendra Teknike pėr Teknologjitė Mbrojtėse dhe
Speciale tė "Bundeswehr"-it (WTD 52). Eseni ka ndėrmend ta paraqesė
bojėn pėrpara shtypit ndėrkombėtar gjatė javės sė ardhshme.

"Sigurisht
qė ka vlera tė rėndėsishme ushtarake", thotė ai, duke iu referuar si
forcave tokėsore, ashtu edhe atyre ajrore. Pėrveē kėsaj, Qendra Teknike
pėr Teknologjitė Mbrojtėse pėr Anijet dhe Mjetet Detare (WTD 71)
planifikon tė nisė testimet pėr tė kuptuar nėse boja mund tė pėrdoret
edhe pėr mjetet detare.

Mbetet fakti qė kamuflimi ndaj radarėve
sot nuk pėrbėn pėr ushtritė rėndėsi aq tė madhe sa dikur. "Ishte
problem kyē gjatė Luftės sė Ftohtė", thotė Eseni. "Por ditėve tė sotme
ėshtė kthyer nė diēka tė kėndshme pėr t‘u pasur". Ndėrkaq, kur
angazhohen jashtė kufijve tė Gjermanisė, Forcat e Armatosura tė vendit
kanė interes pėr efektin e kundėrt, tė bėhen sa mė tė dukshme dhe jo sa
mė tė padukshme.

Me shumė gjasa shpikja e Nikelit ėshtė shumė mė
e vlefshme pėr pėrdorim civil. Pilotėt dhe kontrollorėt e trafikut
ajror nuk reshtin sė ankuari pėr efektin ndėrhyrės tė ndėrtesave tė
aeroporteve, tė cilat u shfaqėn nėpėr monitorėt e radarėve. Nė rast se
do tė lyheshin me bojėn e Nikelit do tė mbeteshin nė pjesėn mė tė madhe
tė padukshme. "Jam munduar t‘i shpjegoj prej shumė kohėsh", thotė
Eseni, "qė e ka shumė mė tė lehtė tė pasurohet nė aviacionin civil se
nė atė ushtarak".

Ndėrkaq fjalėt e Esenit janė zhgėnjyese nė njė
aspekt. Shoferėt qė shkelin kufijtė e shpejtėsisė nuk duhet tė mbajnė
shpresa se njė ditė do tė bėhen tė padukshėm pėr radarėt e policisė.
"Kur objektet lėvizin nė distanca shumė tė afėrta", pranon ai, "as boja
mė e mirė nuk do t‘i shpėtonte dot".

1

Roberto Riber
Arzabala nga Spanja u paraqit me "borinė me ajėr". Ai thotė se tingujt
e lėshuar prej saj mund tė arrijnė 108 decibelė

2

Italiani
Enriko Berruti ka krijuar njė krevat qė rregullohet vetė. "Jam pak
dembel", tha ai, kur u pyet nga i kishte ardhur frymėzimi pėr shpikjen

3

Denis
Thevenin nga Franca ka krijuar kėtė pajisje tė pėrbėrė nga shumė
pasqyra, e cila jep mundėsinė e kėqyrjes tė tė gjitha pjesėve tė trupit

4

Heina Gruber nga Gjermania ka shpikur njė zgarė rrotulluese me ajėr tė nxehtė, e cila i pjek ushqimet vertikalisht

5

Aleksander Polutnik nga Sllovenia ka krijuar njė sistem pėr vetėbalancimin e monoēikletės elektrike

6

Pol Fisher nga Franca ka shpikur njė pajisje terapeutike qė masazhon dhe ushtron qafėn

7

Rian
Liu nga Tajvani ka shpikur njė robot kartoni, qė e ndėrron shprehjen e
fytyrės pėr t‘ia pėrshtatur gjendjes emocionale gjatė bisedave pėrmes
internetit

8

Njė skuadėr braziliane ka krijuar njė
shkarkues banje qė shpenzon vetėm tri litra ujė pėr ēdo shkarkim, nė
vend tė gjashtė litrave qė derdhen zakonisht nga kėto pajise

9

Kjo
nuk ėshtė ēantė, por tavolinė. Italiani Kozimo Leterielo e ka shpikur
pėr tė gjithė ata qė u duhet tė shkruajnė nė ambiente ku nuk mund tė
gjejnė tavolina. Hapet pėr 30 sekonda

10

Njerėzit me duar delikate tani mund tė pėrdorin pajisjen e shpikur nga Erik Auberhard pėr tė hapur tapat e forta tė shisheve







Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.kosovahacker.bestgoo.com
 
Shkencėtari zbulon bojėn qė i bėn mjetet tė padukshme pėr radarėt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta pėrditė :: Lajme-
Kėrce tek: