Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portali*Portali*  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Politika dhe institucionet e Kosovės duhet ta ndihmojnė Amerikėn dhe miqtė e saj evropianė pėr largimin e UNMIK-ut nga Kosova

Shko poshtė 
AutoriMesazh
nicky




Numri i postimeve : 155
Age : 30
Location : Gjakove
Points : -5
Registration date : 26/05/2008

Politika dhe institucionet e Kosovės duhet ta ndihmojnė Amerikėn dhe miqtė e saj evropianė pėr largimin e UNMIK-ut nga Kosova Empty
MesazhTitulli: Politika dhe institucionet e Kosovės duhet ta ndihmojnė Amerikėn dhe miqtė e saj evropianė pėr largimin e UNMIK-ut nga Kosova   Politika dhe institucionet e Kosovės duhet ta ndihmojnė Amerikėn dhe miqtė e saj evropianė pėr largimin e UNMIK-ut nga Kosova EmptyTue Jun 10, 2008 2:57 am

Lufta Antipushtuese e UĒK-sė, e pėrkrahur nga mbarė kombi shqiptar, u
bė me forca, me armatim dhe nė rrethana tepėr tė pabarabarta me Serbinė
pushtuese. Shteti shqiptar kishte armatim tė mjaftueshėm pėr UĒK-nė dhe
pėr armatosjen e mbarė kombit shqiptar, por Qeveria e Tiranės nuk
“guxoi” t’i hap depot e armatimit, sepse ishte nėn mbikėqyrje dhe
kontroll tė Fuqive tė Mėdha, nga njėra anė, dhe, sepse nė krye tė saj
(Qeverisė) nuk kishte shqiptarė dhe politikanė qė para interesave tė
veta kishin interesin madhor tė kombit (mbase i ruanin pėr t’i
kontrabanduar), nė anėn tjetėr. Nė depot e shtetit shqiptar gjendej
edhe sasi e madhe e armėve dhe e municioneve me destinim dhe mbishkrim
tė veēantė “vetėm pėr Kosovėn”.

Luftėtarėt
e lirisė, qė kishin rrokur armėt dhe ishin betuar se do tė luftonin
deri nė pikėn e fundit tė gjakut “pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara tė
Shqipėrisė”, e ndjenin dhe e pėrjetonin tepėr rėndė mungesėn e armėve
dhe sidomos tė municioneve tė nevojshme. Prandaj, pėrfaqėsuesit
politikė tė UĒK-sė, nė Tiranė dhe kudo nė botė, nė takimet e tyre tė
shumta me diplomatė, zyrtarė dhe qeveritarė tė ndryshėm, shqiptarė dhe
tė huaj, kėrkesė tė pėrhershme e kishin kėrkesėn pėr armė dhe
municione. “Nuk keni nevojė tė ndėrhyni as pėr toke, as nga qielli.
Hiēni embargon dhe lejojeni furnizimin e UĒK-sė me armė dhe municione.
Kaq i duhet UĒK-sė pėr ta fituar dhe pėrfunduar luftėn me Serbinė”,-u
thoshin ata. Mirėpo, bota kishte interesa dhe plane tjera. Asaj nuk i
duhej (ajo i trembej) njė UĒK e fuqishme dhe e zonja pėr t’i ēliruar
vetė (me ndihmėn e shtetit shqiptar) tokat e pushtuara tė Shqipėrisė,
siē ishte betuar. Asaj i duhej njė UĒK qė i hapte rrugėn ndėrhyrjes
ushtarake tė NATO-s, dhe atė nga ajri, pa rrezikuar asnjė ushtar… Me
kėtė ndėrhyrje, sipas meje, u pengua edhe realizimi i programit politik
dhe kombėtar tė UĒK-sė dhe mbarė Shqipėrisė.

Diktatura e UNMIK-ut dhe “sukseset” e tij

Sidoqoftė, ndėrhyrja dhe ardhja e NATO-s nė Kosovė edhe mund tė
“kuptohet”, nėse marrim parasysh interesat e Fuqive tė caktuara nė
Ballkan dhe paqen e qėndrueshmėrinė afatgjate nė rajon e mė gjerė. Por,
ardhja e UNMIK-ut dhe vendosja e tij nė Kosovė ishte dhe ėshtė, jo
vetėm e pakuptueshme, por nė njėfarė shkalle edhe tragjike. UNMIK-u
ishte dhe mbeti prodhim i kundėrthėnieve dhe i kompromiseve tė Fuqive
tė Mėdha. Gjatė kohės sė sundimit diktatorial tė UNMIK-ut u ndėrtuan
dhe funksionuan enklavat serbe dhe strukturat e tyre drejtuese, u bėnė
marrėveshje tė fshehta e tė hapura me Serbinė pėr tė “garantuar”
praninė dhe interesat e saj nė Kosovė. Gjatė kėtyre viteve u nda dhe
vazhdon tė jetė e ndarė Mitrovica dhe Kosova veriore (1/4 e Kosovės),
qė kontrollohet nga Serbia. Shtatėdhjetė pėrqind e Mitrovicės veriore
banohej nga shqiptarėt. Deri mė sot asnjė prej tyre nuk ka mundur (nuk
ėshtė lejuar) tė kthehet nė shtėpinė e tij, nė atė pjesė tė qytetit tė
ndarė dhunshėm nėn “ombrellėn” e UNMIK-ut. Kėto enklava dhe struktura
parashtetėrore tė Serbisė u bėnė bazė e “shkėlqyeshme” pėr planin e
Serbisė, tė datės 29 prill 2004, dhe mė vonė tė Atisarit pėr krijimin e
“entitetit” serb nė Kosovė. Njė “entitet” i kėtillė, tashmė i
legalizuar edhe nga plani dhe kushtetuta e Atisarit, nuk ka ekzistuar
nė Kosovė as nė “kohėt e arta” tė pushtimit serb. Gjatė kohės sė
UNMIK-ut u shkatėrrua gati tėrėsisht ekonomia dhe industria ekzistuese.
Njėsoj, nė mos mė keq, u bė edhe me pronėn. Gjatė kohės sė UNMIK-ut
lulėzoi dhe u zhvillua kryesisht (ndoshta pa projekt dhe pa tender)
“industria” e xhamive dhe e minareve, “industria” e korruptimit, e
tenderėve, e kontrabandės, e drogės dhe e prostitucionit!! Tė kuptohemi
drejt dhe mos t’u hymė nė hak edhe vendorėve. UNMIK-u (dhe ata qė
qėndronin pas tij) nė asnjė rrethanė nuk mund t’i arrinte kėto
“suksese” pa mbėshtetjen dhe pėrkrahjen e verbėr dhe pa kushte tė
partive politike, tė medias dhe tė shoqatave “joqeveritare” vendore.
Instrument i rėndėsishėm pėr arritjen e kėtyre “sukseseve” u bė edhe
Gjykata e Hagės dhe kryeprokurorja e saj, Karla del Ponte!!





(Ē)Lirimi nga UNMIK-u kusht pėr (ē)lirim nga dara serbe



UNMIK-u, i mbėshtetur nga Rusia dhe Serbia, edhe sot, pas
shpalljes sė pavarėsimit tė Kosovės, po pėrpiqet tė gjej rrugė dhe
forma pėr tė qėndruar nė Kosovė si mbėshtetje e krijesės sė tij,
“entitetit” serb!? Qeveria amerikane dhe miqtė e saj evropianė (sidomos
Anglia) janė tė vendosur pėr largimin e UNMIK-ut nga Kosova, ndėrsa
rusėt e kundėrshtojnė fuqishėm largimin e tij. Rol vendimtar nė kėtė
ēėshtje do tė duhej tė kishin institucionet e Kosovės dhe veēmas
Qeveria e saj. Pas shpalljes sė pavarėsimit nga Serbia institucionet e
Kosovės do tė duhej tė silleshin si institucione sovrane, konform
vullnetit tė popullit shqiptar (mbi 90% e popullit tė Kosovės) pėr jetė
tė lirė dhe plotėsisht tė pavarur nga Serbia. Ky vullnet tashmė ėshtė
pėrkrahur edhe nga pjesa dėrrmuese e Fuqive tė Mėdha. Por, siē po duket
ka njė shpėrputhje midis vullnetit tė institucioneve dhe vullnetit tė
popullit. Kjo shpėrputhje e theksuar ėshtė sanksionuar edhe nė
bisedimet me Serbinė, edhe nė planin e Atisarit, edhe nė “Deklaratėn e
pavarėsisė” dhe, nė fund, edhe me kushtetutėn e Atisarit, tė
“miratuar”, sikur edhe planin e tij, me duartrokitje!! Kėto
institucione politike, legjislative, ekzekutive dhe gjyqėsore, tė
themeluara nga UNMIK-u, po vazhdojnė tė sillen (nė raport me UNMIK-un)
si “shėrbėtori” ndaj “mbretit”. Po tė studjohen marrėdhėniet gati nėntė
vjeēare midis UNMIK-ut dhe partive politike mund tė kuptojmė edhe
sjelljen e tashme (pas pavarėsisė) tė udhėheqėsve kryesor tė Kosovės.
Prandaj, dyshoj se me kėtė mentalitet, me kėtė logjikė dhe shpirt robi
mund tė bėhen reformat e domosdoshme politike dhe institucionale. Nuk
mund tė bėhet politika me politikanė e ministra tė sojit Hyseni, tė
cilėt gjithė jetėn e tyre e kanė shkuar me “lepe, peqe”, me ata qė janė
mėsuar vetėm tė marrin (tė zhvatin) nga Kosova e tė mos japin kurrė pėr
te, as qimen e flokut, ose me ata qė janė me dosje agjenturash, me
dosje korrupcioni e me dosje krimesh… Nuk mund tė bėhet Kosova me njė
Kuvend dhe me deputet qė nuk kanė guximin dhe zotėsinė ta miratojnė
qoftė edhe njė rezolutė kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve serbe nė Kosovė!!
Me sa duket akoma vuajnė nga droja se mund t’ua “anulojė” UNMIK-u!!

Kosova ka nevojė urgjente pėr njė reformė tė thellė dhe tė
gjithanshme, nė radhė tė parė politike dhe institucionale, por edhe pėr
njė “katarsis” shpirtėror, moral e kulturor nė kuptimin e shkėputjes
nga e kaluara (nga ndikimet e saj), nga koha e pushtimit tė gjatė…
Kosova ka detyrė parėsore dhe urgjente tė (ē)lirohet tėrėsisht nga
UNMIK-u,sepse vetėm pas kėsaj mund tė nisė tė lirohet nga dara e hekurt
e Serbisė. Nuk besoj tė ketė ekzistuar ndonjė shtet nė botė, si ky yni,
me katėr “pushtete” paralele!! Barra kryesore pėr t’u pėrballur dhe pėr
ta tejkaluar kėtė gjendje i bie Partisė Demokratike tė Kosovės dhe
Qeverisė sė Thaēit. A do t’ia dalin tė lirohen nga PLANET qė i kanė
miratuar edhe vetė? Dėshira ime dhe e ēdo shqiptari ėshtė qė t’ia
dalin, por fjala e urtė thotė: “Me tė lidhė dikush edhe tė zgjidhė
dikush, por me u lidh vetė… (boll kjamet).

“Argumenti” i vetėm pėr qėndrimin e UNMIK-ut edhe pas shpalljes sė
pavrėsimit nga Serbia ėshtė Rezoluta 1244 dhe zbatimi i saj!! Sa
rezoluta ruhen nė arkivin e OKB-sė qė nuk janė zbatuar as njė minut?!
Pasataj, kjo, Rezoluta 1244, u zbatua plotė nėntė vjet nė Kosovė!!
Qėllimi i saj themelor ishte gjetja e njė “zgjidhjeje” politike pėr
Kosovėn. Zgjidhja u gjetė me njė kompromis tepėr tė dhimbshėm, madje
tragjik pėr shqiptarėt. Republika e Kosovės ėshtė njohur nga Fuqitė mė
tė mėdha tė botės… Ēfarė pret dhe ēfarė kėrkon UNMIK-u mė nė Kosovė?
Apo po pret mllefin e mbledhur dhe shpėrthimin e tij popullor? Kjo
gjendje i detyron forcat politike dhe institucionet qė tė gjejnė rrugėn
dhe format pėr largimin e UNMIK-ut dhe qė asnjė mision nė Kosovė tė mos
e ketė bazė juridike dhe legale kėtė Rezolutė… Ky mė duket do tė jetė
edhe kusht edhe test pėr shkėputjen dhe pavarėsimin e plotė edhe nga
Serbia. Nė kėtė pikė, forcat politike (edhe kėshtu siē janė), do tė
duhej tė ishin unike. Sipas tė gjitha gjasave bota (aktorėt kryesor:
Amerika dhe Rusia), nė pamundėsi marrėveshjeje, ēėshtjen e UNMIK-ut ia
ka lėnė institucioneve tė Kosovės dhe popullit tė saj. Nėse ia dalin ta
largojnė (nėse duan, munden), mirė, nėse jo le ta mbajnė nė kurriz si
deri mė tash. Para Amerikės dhe miqėve tė saj evropianė largimi i
UNMIK-ut do tė jetė edhe provim i pjekurisė (maturės) pėr Kosovėn dhe
institucionet e saj. Nėse nuk e kryen kėtė detyrė shtėpie (imediate)
politika dhe institucionet, populli i Kosovės me siguri do tė pėrpiqet
dhe do ta kryej edhe kėtė detyrė, por nė kėtė rast “zhurma” do tė ishte
e madhe…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.kosovahacker.bestgoo.com
 
Politika dhe institucionet e Kosovės duhet ta ndihmojnė Amerikėn dhe miqtė e saj evropianė pėr largimin e UNMIK-ut nga Kosova
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Draft Projekt kushteta e Kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta pėrditė :: Lajme-
Kėrce tek: